Ilir Meta: Çfarë do të ndodhë të hënën më 2 Mars
Presidenti Ilir Meta ka thirrur ditën e hënë më 2 Mars një manifestim me qytetarët në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në atë që ai e quan “në mbrojtje të Kushtetutës”.
I ftuar në studionin e emisionit “Opinion” në Tv Klan, Meta u pyet nga Blendi Fevziu se çfarë do të ndodhë më 2 Mars.
“Unë çështjen tani e kam çuar tek populli. Në qoftë se qytetarët shqiptarë mendojnë që duke pritur do vijë ndonjë mrekulli, unë jam i bindur që populli shqiptar e ka të qartë që tani është një betejë finale për të mbrojtur Republikën dhe për të rivendosur rendin kushtetues. Do të ndodh manifestim më i mrekullueshëm për liri, demokraci dhe për t’ja kthyer fuqinë sovranit”, u shpreh Presidenti Ilir Meta. /tvklan.al