Ilir Meta dhe e majta (2006)


Ilir Meta dhe e majta (2006)

Autori: Blendi Fevziu

22:12 11/05/2006

Opinion-Zhvillimet politike të së majtës shqiptare dhe raportet e opozitës me qeverisjen në të cilën merr pjesë edhe LSI kanë qenë tema e diskutimit të emisionit të sotëm “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu.

Ilir Meta kryetari i LSI ishte i ftuar në studio, ndërkohë që për të përballur pikëpamjet e tyre lidhur me qëndrimet e LSI dhe një bashkëpunimi të mundshëm me PS ishin përballë tij analistët Andi Bejtja, Shpëtim Nazarko, Andi Bushati dhe Baton Haxhiu.

“Dega e LSI-së së kryeqytetit nisi një proces strukturimi për ta dinamizuar më tej këtë degë dhe për ta përgatitur edhe për zgjedhjet vendore dhe sfidat e tjera në të ardhmen. Nuk ka lidhje nëse do firmosej apo një marrëveshje me PS, por ka qenë finalizimi i një procesi të caktuar dhe përgatitja për një fazë të re për zgjedhjet vendore. U paraqit një dokument nga PS për bashkëpunim të opozitës, e përshëndetëm në parim. Mblodhëm forumet tona për ta diskutuar këtë dokument që të mos ketë fatin si në të kaluarën me motivin që të jetë marrëveshje. Nuk ka pasur kushte nga LSI, i vetmi që mund të konsiderohet i tillë është çështja e Dushkut dhe raportet e bashkëpunimit mes forcave të opozitës”, tha Meta./tvklan.al


Të ftuar: Ilir Meta kryetar i LSI dhe analistët Andi Bejtja, Shpëtim Nazarko, Andi Bushati, Baton Haxhiu.






Të ngjashme