Ilir Meta konferenë – (27 Tetor 1999)


Ilir Meta konferenë – (27 Tetor 1999)

17:39 27/10/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Kryeministri Ilir Meta:- “Unë jam i bindur se ne të gjithë e kuptojmë se ne të gjithë jemi të përgjegjshëm se Shqipërinë nuk do ta bëjnë vetëm socialistët, nuk do ta bëjë vetëm Aleanca për Shtetin, por do ta bëjnë të gjithë së bashku me opozitën dhe në këtë mënyrë mendoj se realizojmë angazhimet tona, të realizojmë programin tonë dhe në rast se një pjesë e opozitës nuk dëshiron të bashkëpunoj me ne, ky nuk është faji ynë. Me këtë rast dëshiroj gjithashtu të nënvizoj gadishmërinë dhe vullnetin tim por besoj edhe tuajin për të realizuar të gjitha angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë si në planin politik ashtu edhe ekonomik. Ne duhet të garantojmë të gjithë partnerët tanë në veçanti SHBA dhe BE, por edhe Bankën Botërore, FMN, OSBE, Këshillin e Europës, Aleancën Atlantike, se angazhimet tona për të përmbushur të gjitha detyrimet tona politike, ekonomike, të cilat kanë të bëjnë me stabilizimin e vendit, të cilat shpejtojnë procesin e integrimit të Shqipërisë në familjen Euroatlantike”./tvklan.al






Të ngjashme