Ilir Meta me tregtarët e naftës – (13 Janar 2000)


Ilir Meta me tregtarët e naftës – (13 Janar 2000)

17:56 13/01/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

“Do të largojë nga kabineti qeveritar të gjithë ata ministra që nuk zbatojneë detyrimet shtetërore dhe thyejn rregullat dhe ligjet”. Ka qënë kjo deklarata e ashpër e kryeministrit Meta në takim me përfaqesues të tregëtimit të karburanteve. Dy ministrat e shkarkuar, kujtuan se unë bëja shaka, por nëqoftëse ka edhe ministra të tjerë tha Meta, që kryejnë veprime abuzive dhe anti ligjore jam gati t’i largojë.

Në këtë takim Meta ju kërkojë përfaqësuesve të tregëtimit të karburanteve të zhbllokojnë  situatën. Ai ka sqaruar dhe shkaqet e krijimit të kësaj anomalie. Meta thotë se qeveria mori vendimin për heqjen e licensave për të liberalizuar tregun dhe jo për ta kufizuar atë. Ministrit të shkarkuar Zef Preçi i kërkova të hynte në bisedime me ju dhe ai më dha garanci se tregu do të ishte i siguruar. Por nga kontrollet më rezultoi që kishte bërë shkelje skandaloze. Meta deklaroi se ka kërkuar ndjekje penale për ministrin Zef Preçi.

Kryeministri Meta i siguroi tregtarët e naftës se shteti është me ata por të zbatojnë detyrimet dhe të mos merren me kontrabandë. Përfaqësuesit e karburanteve falenderuan kryeministrin për zhbllokimin e situatës, për shkak të diferencimit në dhënien e licensave nga ministri Zef Preçi./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme