Ilir Meta, Miqtë e Shqipërisë – (24 Shtator 1999)


Ilir Meta, Miqtë e Shqipërisë – (24 Shtator 1999)

11:53 24/09/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Pas testimit nga Grupi Miqtë e Shqipërisë, Qeveria Shqiptare ka deklaruar sot në mesditë hartimin brenda dy muajve të planit të ri të masave antikorrupsion si dhe krijimin e strukturave të reja teknike dhe monitorimi të zbatimit të këtij plani duke përfshirë edhe opozitën. Zëvendës Kryeministri Meta ka theksuar se afatet konkrete për objektivat dhe realizimin e masave antikorrupsion do të përcaktohen ditën e hënë nga ekspertët shqiptarë, ato të OSBE-së dhe të Bankës Botërore.

Në deklaratën e publikuar nga numuri një i OSBE në Tiranë, Gert Ahrens, Miqtë e Shqipërisë shprehin nevojën për të rishqyrtuar dhe rinovuar planin antikorrupsion të Qeverisë Shqiptare. Në funksion të zbatimit me transparencë të planit të ri anti-korrupsion Miqtë e Shqipërisë dhe Qeveria Shqiptare kanë rënë dakort që të rivihet në punë Komisioni Ndërministror me detyrën për të mbikqyrur dhe udhëhequr procesin e rishqyrtimit të planit antikorrupsion.

Do të ngrihet një grup teknik pune i përbërë nga ekspert vendas dhe të huaj të ngarkuar me detyrën e rishqyrtimit të planit ekzistues. Pasi të jetë rishqyrtuar plani ai do ti paraqitet komisionit i cili pasi të ketë rënë dakort do tja paraqesë atë Këshillit të Ministrave për miratim. Do të ngrihen grupe monitorimi të përbëra nga specialist vendas dhe të huaj, të cilat do të ndihmojnë në planin anti korrupsion.

Takimi i qeverisë shqiptare me Miqtë e Shqipërisë kanë rënë dakort mbi nevojën për ecur përpara me vendosmëri në luftën kundër korrupsionit, në administrimin publik, zbatimin e ligjit, drejtësisë dhe shtetit ligjor. Kjo përpjekje ishte e domosdoshme që Shqipëria të përfitoj nga Pakti i Stabilitetit.

I pyetur për platformën anti-korrupsion të ofruar nga Berisha në parlament, zv/kryeministri Meta tha se ne jemi të hapur me opozitën, por ata duhet të kuptojnë se rolet ndërrohen vetëm me zgjedhje të lira. Përsa i përket kërkesës së Berishës për t’i dhënë PD-së drejtimin e KLSH, Meta tha se janë faktorë vetë demokratët të cilët bojkotuan Parlamentin për disa muaj./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme