Ilir Meta për samitin e Bukureshtit – (13 Shkurt 2000)


Ilir Meta për samitin e Bukureshtit – (13 Shkurt 2000)

14:35 13/02/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Kryeministri Ilir Meta:- Samiti i tretë i Europës Juglindore që u zhvillua këtu në Bukuresht pati si të veçantë që për herë të parë u nënshkrua nga të gjitha vendet e rajonit karta e fqinjesisë së mirë, të stabilitetit, bashkëpunimit dhe sigurisë në Europën Juglindore, e cila përfundimisht fikson parimet mbi të cilat ndërtohet bashkëpunimi i stabilitetit në rajon. Besoj se kjo do ti jap një mbështetje akoma më të madhe gjithë këtij procesi ndryshimesh që po vihet re në të gjithë rajonin tonë. Përsa i takon një prespektive më konkrete mendoj se kjo atmosferë e re në rajonin e europës juglindore është në një kohë kur edhe pakti i stabilitetit po vjen duke u formësuar dhe tashmë po hjmë në fazat e implementimit të tij duke filluar me konferencën e donatorëve në fund të Marsit.

Pjesa e dytë e këtij samiti ju kushtua paktit të stabilitetit, ku gjithë vendet tona edhe në prezencë të koordinatorit të paktit të stabilitetit, u paraqitën pikpamjet e tyre, idetë e tyre dhe treguan edhe njëherë vullnetin dhe dëshirën që ky pakt të ketë sa më shumë mbështetje nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme