Ilir Meta, presidenti i ri i Shqipërisë


Ilir Meta, presidenti i ri i Shqipërisë

23:00 27/04/2017 https://youtu.be/sIWx8L0Dl6U

Ilir Meta do të jetë Presidenti i ri i Shqipërisë. Kandidatura e propozuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim mori mbështetjen unanime të kryesisë së Partisë Socialiste, e cila shqyrtoi formalisht edhe kandidaturën e Petrit Vasilit.

Pas mbledhjes, nënkryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla konfirmoi këtë qëndrim të kryesisë që pritet të marrë edhe aprovimin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Para mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste, Kryeministri Rama e Meta u takuan në Vilën 31, pasi LSI kishte zyrtarizuar  dy propozimet e saj. Dy partitë e koalicionit gjatë seancës plenare më herët kishin djegur edhe raundin e tretë të zgjedhjes së presidentit që kërkonte shumicë të cilësuar, duke mos paraqitur asnjë kandidat. Ajo që surprizoi ishte deklarata e Gramoz Ruçit i cili i kërkoi kreut të parlamentit të qartësonte qëndrimin e tij për këtë çështje, duke mos përjashtuar opsionin e zgjedhjeve të parakohshme.

Nje tjetër surprizë ishte dhe reagimi i Ilir Metës i cili nuk iu përgjigj aleatit socialist, duke u justifikuar me rregulloren e Kuvendit e cila nuk ia lejon replikën.

Propozimi i Ruçit u mor parasysh nga konferenca e kryetarëve e cila vendosi që raundi i 4 për zgjedhjen e presidentit të jetë të premten e 28 prillit në orën 17.00.  

Tv Klan






Të ngjashme