Ilir Meta prezanton politikën shqiptare në një vizitë dy ditore në Paris (8 Mars 2001)


Ilir Meta prezanton politikën shqiptare në një vizitë dy ditore në Paris (8 Mars 2001)

14:28 08/03/2001

Ky është kryeqyteti francez, Parisi ku për dy ditë rresht, kryeministri shqiptar Ilir Meta prezantoi Shqipërinë dhe politikën e saj si dhe intensifikoi kontaktin me biznesin vendas. Ftesën e akademisë diplomatike ndërkombëtare për të referuar rreth rolit të Shqipërisë në Ballkan për integrimin e rajonit në Europë, Kryeministri Meta e shfrytëzoi dhe për të zhvilluar takime me disa personalitete franceze. Ai ka biseduar me ministrin e Jashtëm francez Vedrin rreth mundësive të Shqipërisë për nënshkrimin e marrëveshjes së asocimit në BE, situatën në rajon, bashkëpunimin dypalësh dhe të tjerë. Pas takimit, Meta e Vedrin kanë dalë përpara gazetarëve./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme