Ilir Meta, takim me delegacionin e Bankës Europiane të Investimeve (21 Maj 1999)
Banka Europiane e Investimeve do të japë fonde për një ndërhyrje të shpejtë në ristrukturimin dhe përmirësimin e menaxhimit të Koorporatës Energjitike. Këto i ka publikuar delegacioni i kësaj banke në takimin me Zëvëndëskryeministrin Ilir Meta. Ata kanë nënvizuar nevojën e një koordinimi më të mirë të punës në të gjitha hallkat duke shmangur burokracitë.
Meta theksoi angazhimin e Qeverisë Shqiptare në realizimin e një bashkëpunimi për përfundimin e projekteve në zbatim. Ai ka kërkuar dhënien e asistencës dhe investimeve të huaja për problemet më emergjente që po kalon sot vendi. Meta tha se së shpejti do të krijohet Fondi i Rrugëve i cili do të hartojë projekte dhe do të thithë investimet e huaja për përmirësimin e infrastrukturës./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego