Ilir Meta takim me senatorët Italianë – (1 Mars 2000)


Ilir Meta takim me senatorët Italianë – (1 Mars 2000)

13:46 01/03/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Shqipëria dhe Italia kanë marrëdhënie shumë të mira. Kyeministri Meta në një takim me një grup senatorësh italianë, anëtar të komisionit anti-mafia kanë konfirmuar bashkëpunimin dhe interesa të përbashkëta mes dy vendeve tona. Shqipëria tha Meta do të jetë një partner i denjë në luftën ndaj çdo lloj krimi dhe do të punojmë që deti Adriatik të jetë sa më pak i ndotur nga trafiqet.

Kryeministri Meta duke përmendur rezultatet e mira të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë në frenimin e kontrabandës, tha se doganat shqiptare muajt e fundit kanë arritur shifrën e realizimit në 98%.  

Senatorët e anti-mafias italiane u shprehën se bashkëpunimi mes dy vendeve tona është kyç i suksesit për përmirësimin e ekonomik në dy anët e Adriatikut. Deti që ne na ndan, thanë senatorët italianë duhet të kthehet në një sektor begatie.

Kryeministri Meta i kërkoj ndihmë italisë për nënshkrimin e marrëveshjeve të ripranimit nga shtetet fqinj, në mënyrë që ata të rimarrin klandestinët që hyjnë nga territoret e tyre dhe që kapen në territorin shqiptar. Senatorët italian të komisionit anti-mafia u takuan edhe me presidentin shqiptar Rexhep Mejdani./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme