Ilir Meta, takimi i kryeministrave në Prespë (speciale) – (3 Shkurt 2000)


Ilir Meta, takimi i kryeministrave në Prespë (speciale) – (3 Shkurt 2000)

09:25 03/02/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Prespa liqeni i qetë i ndarë paqësisht mes shqiptarëve, grekëve dhe maqedonasve, që nga dita e djeshme ka nisur të shndërrohet në një simbol të bashkëpunimit mes tre shteteve. Pejsazhi i ndeshur me dëborën e fund dimrit ka tërhequr vëmendjen e mjaft turistëve, që në një farë mënyre ju largojnë banorëve që lag Prespa atë varfëri që ju ka mbetur.

Kryeministrat Ilir Meta, Simitis dhe Gjeorgjevski zgjodhën fshatin kufitar piktoresk Gremanovc si pikë takimi për të nënshkruar paktin e Prespës.

Stand up gazetari Vladimir Lame … “Prespa liqeni që bashkon tre shtete fqinj shqipërinë, Maqedoninë dhe Greqinë, ka ulur edhe njëherë në një tryezë për paktin e stabilitetit tre kryeministrat Meta, Gjeorgjevski dhe Simitis, për projektet rajonale, që do të paraqiten më pas në Bruksel në një takim të nivelit më të lartë të paktit të stabilitetit”.

Bisedimet mes tre kryeministrave Ballkanas kanë vijuar rreth dy orë duke patur në qendër jo vetëm politikën, ekonominë por edhe mbrojtjen e natyrës dhe mjedisit në zonat që lagë liqeni i Prespës. Gjithashtu u ra dakort që banorët e këtyre krahinave të lëvizin lirisht pa viza. Lehtësirat kufitare do të bëjnë të mundur lëvizjen e turistëve, nxitjen e tegtisë dhe zhvillimet kulturore. Kryeministri Ilir Meta propozojë krijimin e forumit të Prespës, me pjesmarrje të biznesmenëve dhe njerëzve të njohur nga shoqëria civile, përkatësisht nga Maqedonia, Shqipëria e Greqia. Shqipëria e ka shpallur zonën përreth liqenit të Prespës pejsazh të mbrojtur natyror dhe ka mbështetur inisiativën për të krijuar kushte për zhvillimin e turizmit familjar. Në këtë mënyrë do të frenohet braktizja e këtyre zonave nga banorët vendas në emigracion. Tre shtetet synojnë gjithashtu ruajtjen e parqeve kombëtare. Për parandalimin e ndotjeve dhe gjuhetisë së paligjshme, tre shtetet do të koordinojnë veprimet e strukturave policore. Pas këtij takimi mes vendeve ballkanike duke përjashtuar Jugosllavinë, më 12 shkurt në Bukuresht do të nënshkruhet një tjetër dokument i paktit të stabilitetit, karta e fqinjësisë dhe bashkëpunimit. Në muajin Mars në Bruksel pritet të finalizohet mbështetja financiare për projektet e përbashkëta rajonale, në energjitikë, telekomunikacion, infrastrukturë etj mes shteteve të Europës Juglindore./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme