Ilir Minga: “Kontrolli i rreptë në farmaci për ilaçet e skaduara” – (22 Janar 2001)


Ilir Minga: “Kontrolli i rreptë në farmaci për ilaçet e skaduara” – (22 Janar 2001)

13:39 22/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Privatizimi i kryer në shërbimin farmaceutik, bëri të mundur dhe ndryshimin e raportit të medikamenteve që prodhohen në vend dhe atyre të importuara. Sot rreth 60% të barnave mjekësore importohen dhe vetëm 40% prodhohen në vend, por midis prodhuesit apo medikamentit të importuar dhe farmacive, qëndron ky institut që kryen analizat e prodhimeve farmaceutike përpara se ato të kalojnë tek blerësit. Drejtori i Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave Ilir Minga të thotë:

Ilir Minga:- “Qendra Kombëtare e Kontrollit të Barnave është instituti i vetëm në Shqipëri, i cili mundohet të sigurojë barna me cilësi, duke iu përshtatur standardeve shqiptare dhe njëkohësisht standardeve evropiane. Kjo synon në sigurimin e barnave me cilësi të lartë, efikasitet dhe siguri për popullatën”.

Gjatë vitit 2000 janë kryer mbi 200 kontrolle nëpër farmaci, depo si dhe prodhues të ndryshëm. Kështu gjatë vitit të kaluar nga ky institucion, janë marrë masa administrative, si gjoba që kanë arritur shumën në një milion lekë dhe konfiskime të barnave./tvklan.al






Të ngjashme