Ilir Zela e Spartak Poçi intervistë (7 Mars 1999)


Ilir Zela e Spartak Poçi intervistë (7 Mars 1999)

13:17 07/03/1999

Intervistë me zotin Ilir Zela dhe me zotin Spartak Poçi.

Ilir Zela : Rreziku më i madh që i kanoset sot Shqipërisë është lufta në Kosovë dhe mundësia reale e zgjerimit të konfliktit dhe përfshirjes edhe të Shqipërisë në të, bile e përfshirjes së shpejtë. Ajo çfarë i duhet Shqipërisë sot është një shumicë e qëndrueshme, jo një shumicë e kërcënuar me shpërbërje dhe kjo shumicë e qëndrueshme të mund të udhëheqë vendin
drejt përballimit të gjitha sfidave dhe sfida më e madhe sot për ne është qeverisja dhe bashkë me të edhe zgjidhja e krizës në Kosovë.

Spartak Poçi: Partia do të mobilizohet për t’i dhënë mbështetjen
maksimale këtij kabineti, kësaj qeverisje, jo thjesht për të mbijetuar dy apo tre persona, apo dhe një kabinet qeveritar, por thjesht për arsyen më të qartë e më të dukshme që ne jemi të interesuar që qeverisja të jetë efektive, të jetë një qeverisje që t’i japë popullit atë çka i është premtuar./tvklan.al






Të ngjashme