Ilir Zela intervistë (14 Tetor 1999)


Ilir Zela intervistë (14 Tetor 1999)

12:23 14/10/1999

Intervistë me sekretarin e marrëdhënieve publike të Partisë Socialiste Ilir Zela.

Ilir Zela: Ka qënë shefja e administratës së partisë ajo që ka ardhur dje në zyrën e sekretarit të marrëdhënieve publike të PS-së dhe më ka kërkuar mua t’i jap çelësat, dhe i kam thënë asaj të shkojë t’i thotë atij që e ka dërguar që unë sigurisht që do i dorëzoj çelësat, por do ja dorëzoj atij që do zgjidhet në vendin tim bashkë me dokumentacionin përkatës që tregon punën që unë kam bërë në këtë kohë. Por ju e dini që unë jam zgjedhur anëtar i KPD të PSSH-së dhe në rast se KPD-ja do votojë për mua unë nuk do kem nevojë t’i dorëzoj këto gjëra. Por do vazhdoj kontributin tim normal për PS-në të Shqipërisë.

Gazetarja: Pra ju shpresoni që të jeni përsëri sekretar?

Ilir Zela: I takon votës së KPD-së të përcaktojë këtë, por unë di me saktësi që PS nuk ka pronar dhe nuk do të lejohet askush të hipotekojë PS-në dhe nuk do lejojmë askënd të tallet me drejtuesit e ligjshëm të Partisë Socialiste./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme