Ilirjan Zylyftari thirrje demokratëve: Stop mitingjeve pa leje (1 Dhjetor 2000)
Policia e Tiranës është e gatshme të bashkëpunojë me ju për të garantuar jo vetëm aktivitetet tuaja, por dhe qetësinë dhe rendin publik. Kështu i është drejtuar sot kryepolici i ri kryeqytetit Ilirjan Zylyftari krerëve të Partisë Demokratike Sali Berishës dhe Vili Minarollit në një deklaratë publike.
Kolonel Zylyftari u ka përsëritur krerëve demokratë se mitingjet e organizuara prej tyre janë të paligjshme dhe që kanë degjeneruar në dhunë kundër institucioneve. Ndaj për të eliminuar dhunën për të cilën nuk është askush i interesuar, vazhdon deklarata e drejtorit, duhet të ndaloni praktikën e mosmarrjes leje nga policia për mitingjet.
Policia e kryeqyteti nga ana e saj, garanton ai do të mbesë e hapur për bashkëpunimin me ju dhe me çdo forcë tjetër politike që në bazë të ligjit për tubimet kërkon të organizojë mitingje, por më parë thotë kryepolici i Tiranës duhet kërkuar leje. Një kërkesë kjo sa formale aq dhe e ligjshme./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj