Iljaz Ramajli për Kosovën – (25 Mars 1999)


Iljaz Ramajli për Kosovën – (25 Mars 1999)

17:20 25/03/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Iljaz Ramajli:- “Të dhënat e sotme flasin që atje mbizotëron një gjendje e rëndë. Pas bombardimeve të Natos mbrëm dhe sot trupat serbe kanë vazhduar të sulmojnë pozicionet e UÇK-së, të cilat po ju përgjigjen me një vetmohim të jashtëzakonshëm dhe çka është më e keqja kemi informacione që nëpër qytete, grupet para militare dhe policia serbe po bën ekzekutimet e individëve dhe aktivistëve politikë. Vazhdon zhvendosja e popullatës në fshatra. Ndërkaq edhe qytetet janë të atakuara si një sulm në qytetin e Gjakovës, ku po digjet qendra e Gjakovës, çarshia e vjetër”.

Gazetarja:- Cila ka qenë veprimtaria e UÇK dhe cilat janë lidhjet tuaja me këtë ushtri?

Iljaz Ramajli:- “UÇK ka linjën e saj të komunikimit. Di vetëm tju them që dy që njësitë e UÇK janë në pozicionet e tyre dhe po bëjnë rezistencë të jashtëzakonshme trupave serbe të cilat po sulmojnë me gjithë forcën”.

Gazetarja:- Thuhet që përfaqësuesit e UÇK të drejtuar nga zoti Thaçi ndodhen në Tiranë. A keni djeni?

Iljaz Ramajli:- “Ata u kthyen nga Rambujeja në Tiranë, tani nuk di tju them se a janë ende në Tiranë apo janë kthyer në Kosovë. Ëhstë një çështje konfidenciale e tyre do të thotë se kur do të kthehen. Sot kemi një informacion që në Kukës është futur një numër i konsiderueshëm refugjatësh./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme