“Im shoq është hero, por do të doja që të vdiste”
Korrikun e shkuar, 43 – vjeçari Paul Briggs nga Britania e Madhe, me profesion polic u përfshi në një aksident tragjik teksa udhëtonte me motor.
Babai i një vajze 5 - vjeçare, arriti të mbijetonte përtej çdo parashikimi, por ra në koma dhe prej 12 muajsh vijon të mbahet në jetë nga aparaturat. Bashkëshortja e tij, Lindsay Briggs, në një rrëfim rrënqethës për britaniken “Mirror” shprehet se, edhe nëse Paul del nga koma, truri i tij është i dëmtuar dhe sipas mjekëve do të ketë nevojë përkujdesje 24/7.“E shoh përditë teksa tretet dhe e di që edhe ai do të donte të vdiste”,
deklaron gruaja, e cila ka 15 vite e martuar me të. Për shkak se Paul nuk ka lënë me shkrim dëshirën e fundit, Lindsay shpjegon se mjekët nuk e lejojnë që t’i heqë aparaturat që e mbajnë gjallë. /tvklan.al