Imami nga Kosova i bashkohet ISIS
Në vitin 2014, 27 – vjeçari Alejhim Maliqi i tha familjes se kishte fituar një bursë për studime në Universitetin e njohur Al Azhar, në Kajro. Më pas, ai mori bashkëshorten dhe dy fëmijët dhe u largua nga vendi.
Heshtja kishte zgjuar dyshimin e të afërmve, nëse Maliqi po luftonte në Siri…
Ky shqetësim u konfirmua kur autoritetet e Kosovës, në Maj, lëshuan një urdhër arrest ndërkombëtar për të.
Qeveria vlerëson se Alejhim Maliqi është në mesin e 300 njerëzve nga Kosova që kanë shkuar në Lindje të Mesme për të luftuar përkrah grupeve ekstremiste.
Xhaxhai i tij, Fehmi Maliqi, thotë se rruga e Alejhimit drejt radikalizmit ka filluar kur përfundoi shkollën fillore dhe pas regjistrimit në një medrese në Gjilan, ku studio Kuranin për disa vite.
Alejhimi ishte i detyruar të shkonte në Medrese, sepse familja nuk kishte mundësi financiare ta dërgonte në shkollë të mesme, pohon Fehmiu.
Medreseja ishte falas, ndërsa Alejhimit i është dhënë një dhomë në konviktin e shkollës, para dhe rroba.
Shkolla udhëhiqej nga Zeqirja Qazimi, një imam famëkeq, i cili më 20 Maj u dënua me 10 vjet burg, pasi u shpall fajtor për rekrutimin e të rinjve nga Kosova, për të luftuar përkrah militantëve të Shteti Islamik në Siri.
Pas studimeve të kryera në medresenë e Gjilanit, Alejhimi u kthye në Busavatë, ku u bë imam i fshatit. Ai punoi si hoxhë për gjashtë vjet.
Alejhim mbante ligjërata të ashpra në xhaminë e fshatit, ku fliste për ligjet e sheriatit, përfshirë edhe ndalimin e plotë të alkoolit dhe mbulimin e detyrueshëm të grave.
Burimi:
Radio Evropa e Lirë