Imami shqiptar që akuzohet për financim të ISIS
Një imam shqiptar po hetohet nga autoritetet italiane për rekrutim të të rinjve për xhihad. Ai është 33-vjeçari Enes Bledar Brestha nga Durrësi, por që jeton në Genoa të Italisë. Sipas mediave italiane, Brestha në disa aktivitete mbante ligjërata që nxisnin përçarjet ndërfetare. Ky person ishte në hetim prej kohësh për një komplot ndaj terrorizmit. Imami nga ana tjetër është vetëmbrojtur duke thënë:
“Ne predikojmë paqe, gjithmonë. Në mesin e dokumenteve të sekuestruara nga agjentët janë broshura kundër dhunës dhe terrorizmit. Feja jonë na mëson për të luftuar çdo veprim terrorist”,
është shprehur Bledar Brestha. Ai gjithashtu akuzohet edhe për financim të ISIS, pasi kishte mundur të siguronte nga një xhami në Genoa para për t’ua dërguar Shtetit Islamik. Ai ka përdorur kompani transfertash për të dërguar paratë drejt Sirisë./tvklan.al