Imazhet nga Kukësi – (23 Prill 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Janë këto imazhet më të fundit që vijnë nga Kukësi. Shiu i sotëm ka vështirësuar akoma më shumë jetën e të shpërngulurve nga Kosova, instaluar në këtë qytet. Pas evakuimit të mëse 20 mijë të ardhurve përgjatë ditës së djeshme nëpërmjet helikopterëve dhe fluturimeve të veçanta, Kukësi duket se ka filluar të boshatiset.
30 mijë janë ata të strehuar nëpër shtëpitë e qytetit. 20 mijë ata në kampet zyrtare dhe 2000 në tenda të improvizuara, traktor apo karroca. Ndërkohë që sot nuk ka pasur evakuime, as fluturime helikopterësh, kjo për shkak të motit shumë të keq.
Sipas udhëzimeve të OKB-së masa e njërëzve duhet të vendoset 50 km larg vijës së kufirit, ndërkohë që Kukësi ndodhet vetëm 20 km, e mgjithatë rreziku i luftës duket largë. Ndërkohë që i afërt është ai i pushtimit të ri të Kukësit nga njerëzit që i ikin luftës./tvklan.al
Gazetare – Eni Vasili