Imazhi që policia dëshiron që të shihni
Departamenti i Policisë në Ohio të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka marrë vendimin për të publikuar disa foto të rënda, me qëllim ndërgjegjësimin e njerëzve për efektet e tmerrshme që ka përdorimi i drogës.
Në këto imazhe të përcjella nga CNN, shfaqet një çift, përdorues të heroinës, pa ndjenja, ndërsa në sediljen e pasme qëndron i ulur një fëmijë.“Ndjejmë se është e nevojshme që të tregojmë anën tjetër të kësaj droge të tmerrshme”,
deklaroi policia, duke shpjeguar vendimin për ta bërë këtë imazh publik. “Ndjejmë se duhet të jemi zëri i fëmijëve që kanë fatkeqësinë të jenë dëshmitarë të situatava të tilla”./
tvklan.al