Immobile “përjetë” tek Lazio
Kontratë deri në 2025, 4 mln euro në sezon
Ciro Immobile është gati të bëhet lojtar i përjetshëm i Lazio. Mediat italiani raportojnë se futbollisti ka rënë dakord me klubin për zgjatje të kontratës deri në 2025, kohë kur ai do të jetë 35 vjeç. Napoli ka patur shumë tentativa për të rrëmbyer një prej sulmuesve më të mirë të kampionatit italian, pasi do t’i largohet Milik, i cili nuk ka dëshirë të rinovojë.
Immobile ka bërë një sezon fantastik deri në Mars kur u ndërpre dhe për këtë arsye klubi i kryeqytetit italian, apo më saktë drejtori teknik Igli tare i ka ofruar kontratën e re. Futbollisti do të përfitojë 4 milionë euro në sezon si dhe bonuset.
Këtë sezon Immobile ka shënuar 30 gola në 33 ndeshje ndërsa në total 30-vjeçari ka shënuar 116 gola në 167 ndeshje me Lazio. Ai u transferua nga Sevilla për 8 milionë e 750 mijë euro në verën e 2016.
Tv Klan