Impakti i tërmetit dhe cunamit në Japoni, sa e pëgatitur është Shqipëria


Impakti i tërmetit dhe cunamit në Japoni, sa e pëgatitur është Shqipëria

Autori: Blendi Fevziu

23:36 21/03/2011

Orët e para të mëngjesit të 11 Marsit televizionet në mbarë botën po transmetonin pamjet që të shumtë i quajtën apokaliptike. Në Japoni ra një tërmet prej 9 ballë të shkallës Rihter, i cili u shoqërua me një cunam.

Autoritetet japoneze njoftuan se bregdeti mund të cënohej dhe nga cuname të tjera. Epiqendra e tërmetit ishte rreth 100 km nga bregdeti lindor, por tronditjet shkundën edhe ndërtesat në Tokio.  

Kanalet televizive ndërkombëtare ndërprenë transmetimet normale për të përcjellë këtë zhvillim, i cili po e vinte Japoninë përballë një rreziku që nuk dihej sesi do të përfundonte.

Numri i viktimave vijon të ndryshojë nga dita në ditë, po ashtu numri i të zhdukurve nuk është ende i saktë, por mendohet se në total shkon në 20 mijë.

Lëkundjet sizmike nuk ishin të papritura për Japoninë, por kjo e fundit ishte jashtë parashikimeve. Nuk dihet se sa kohë do t’i duhet që t’i rikthehet normalitetit.

Për të diskutuar mbi impaktin që kanë tërmetet dhe cunamet, por edhe për Shqipërinë, se sa e përgatitur është për të përballuar ngjarje të tilla, në emisionin “Opinion” ishin të ftuar gazetarja Juli Xhokaxhi, sizmologu Eduard Sulstarova, drejtuesi i Zyrës kundër Rrezatimit dhe fizikanti, Rustem Paci, konsulli i nderit i Japonisë në Republikën e Shqipërisë, Avni Ponari, komentatori Fatos Lubonja dhe studenti që ndodhej në Japoni në momentin e tërmetit, Dorien Malaj.






Të ngjashme