Imzot George Frendo infektohet me Covid dhe shtrohet në spital


Imzot George Frendo infektohet me Covid dhe shtrohet në spital

18:47 12/11/2020

Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit, Imzot George Frendo, është infektuar me koronavirus. Imzot Frendo ka qenë prej disa ditësh nën monitorimin e mjekëve, por mbrëmjen e sotme është detyruar që të shtrohet në spital.

Arkidioqeza Metropolitane e Tiranë-Durrësit ka njoftuar se Imzot Frendo ka shfaqur disa komplikacione respiratorë gjatë ditës.

“Ju kërkojmë lutjet tuaja për Imzot Frendon dhe i urojmë atij shërim sa më të shpejtë”, thuhet në njoftimin për shtyp. /tvklan.al






Të ngjashme