“In honorem Kadare”, mbi 40 përkthyes në konferencën shkencore ndërkombëtare
Është mbajtur në Tiranë Konferenca Shkencore Ndërkombëtare në nder të shkrimtarit më të njohur te letrave shqipe, Ismail Kadare.
Për të referuar në këtë takim i cili përmbyll edhe aktivitetet për 80 vjetorin e lindjes dhe pagëzimit të 100 vjeçarit të fundit si “Shekulli Kadarian”, pjesëmarrës ishin mbi 40 përkthyes dhe studiues të krijimtarisë së shkrimtarit, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Evropa, Rusia dhe Australia e largët.
“In honorem Kadare” ishte një analizë mbi fenomenin Ismail Kadare, autorin personazh, shkrimtarin mes botëve të ndryshme, marrëdhënien me pushtetin , gjuha shqipe në krijimtarinë e tij, e për shumë tema të tjera./ TV KLAN