Inagurohen ambjentet e reja të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit


Inagurohen ambjentet e reja të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit

15:59 28/03/2014 Agjencia-MjedisitAgjencisë Kombëtare e Mjedisit ka nga sot ambjente dhe laboratorë të rinj.

Në inagurimin e ambjenteve të reja ishte i pranishëm Ministri i Mjedisit Lefer Koka sëbashku me deputetët Eduard Shalsi, Besnik Bare, Përparim Spahiu dhe përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij Ministri i Mjedisit deklaroi se, “Deri tani kemi folur pa shifra të sakta për nivelin e ndotjes në vend, por tashmë kjo agjenci do të sigurojë monitorimin e ndotjes sipas standarteve europiane. Ne synojmë që të reduktojmë ndotjen në zonat urbane me 30 përqind”

Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka aktualisht 7 laboratorë për monitorimin e cilësisë së ajrit urban. 5 prej tyre janë vendosur në Shkodër, Korçë, Vlorë, Elbasan dhe Durrës, ndërsa 2 laboratorë, njëri nga të cilët i lëvizshëm, janë në Tiranë.





Të ngjashme