Inagurohet qendra shëndetësore Shalom – (22 Mars 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Është inauguruar sot qendra shëndetësore Shalom. Ky shërbim është ngritur pranë një zone të re banimi në periferi të Tiranës. Shiritin e përurimit e ka prerë kryetari i bashkisë Edi Rama. Në këtë qendër ofrohen shërbime për 50 mijë banorët e kësaj zone, shërbime për mirëqenie fizike, psikologjike, sociale dhe shpirtërore. Fondacioni shëndetësor shqiptaro-korean Shalom, ka investuar 55 milion lekë, për ndërtimin, aparatura, e materiale mjekësore./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti