Inagurohet shkolla e re e Lalmit


Inagurohet shkolla e re e Lalmit

21:58 12/09/2020

Veliaj:Pas izolimit, fëmijët rikthehen në mjedise dinjitoze

Shkolla 9-vjeçare e Lalmit në Vaqarr është gati të hapë dyert të hënën. Pas dëmtimit nga tërmeti i 26 Nëntorit ajo u rindërtua me fondet e bashkisë dhe ambasadës çeke.

“E di që një pjesë e madhe e kolegëve e kanë kaluar verën këtu, kur pjesa tjetër e qytetarëve ishte në plazh, por dua t’ju them bravo ju qoftë! Ia ka vlejtur kjo sakrificë, sepse fëmijët kthehen në një shkollë shumë më dinjitoze, pas një periudhe jo të lehtë për shkak të pandemisë, për t’u socializuar me shokët e shoqet”.

Sipas kryebashkiakut, me të njëjtat ritme po punohet edhe në shkollat e tjera, të dëmtuara nga tërmeti.

“Ne kemi shumë shokë dhe falë tyre po bëjmë shkollat në Allgjatë, në Sharrë, ashtu si këtu në Vaqarr. Ne hapim shkollat “1 Qershori” dhe “Jeronim de Rada”, të cilën e bëmë me miqtë tanë nga Katari. Do hapim edhe disa shkolla të tjera rurale, ku kemi bërë disa shtesa. Lajmi i mirë për shkollën e “Lalmit” është se edhe parashkollori do të ofrohet në një mjedis shtesë”.

Investimi në shkollën e re të Lalmit përfshin riorganizimin e hapësirave përreth saj, duke filluar nga hapësirat çlodhëse, vendosja e stolave dhe koshave, ndërtimin e një fushe basketbolli, si dhe asaj të futbollit, që do të mund të përdoren pasdite nga komuniteti.

Tv Klan






Të ngjashme