Inaugurimi i autostradës së re, pala greke bllokon pikën kufitare
Inaugurimi i autostradës së re, që lidh këtë Pikë Kalimi me autostradën e Kosturi do të sjellië ndërprerjen e punës në hyrje dhe në dalje të doganës së Kapshticës.
Në një njoftim për mediat Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë, bën me dije se më datë 14.07.2017, nga ora 10:00 deri në orën 14:00, pala greke do ketë ndërprerje të punës si në hyrje dhe në dalje të kësaj pike.
Gjithashtu nuk do të lejohet lëvizja e automjeteve./tvklan.al