Incident hekurudhor në Kosovë (12 Nëntor 1999)
Një tren italian i KFOR-it shtyp një makinë dhe shkakton dy të vdekur. Një tren i KFOR-it në afërsi të fshatit Bibljak, i drejtuar nga ushtarakë italianë të xhenjos ka shtypur sot në mëngjes një autoveturë duke vrarë dy prej katër pasagjerëve të saj. Sipas zëdhënësit të administratës civile të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, ky incident ndodhi ndërkohë që makina po udhëtonte drejt kalimit hekurudhor pa respektuar stopin. Kho tragjedi ndodhi në afërsi të fshatit Bibljakë 30 km në jug të Prishtinës. Treni që vinte nga Maqedonia transportonte materiale industriake. Asnjë ushtarak i ndodhur në bord nuk ka mbetur i plagosur./tvklan.al
Gazetare: Mirela Milori