Incident në Hoffenheim – Bayern
Ndeshja ndërpritet për disa minuta për shkak të një parrulle
Një incident ndërpreu për disa minuta takimin e kampionatit gjerman Hoffenheim – Bayern Munich.
Tifozët bavarezë shpalosën një parrullë ofenduese për pronarin e klubit kundërshtar, një gjest që solli reagimin e lojtarëve dhe drejtuesve të skuadrës. Ata i kërkuan mbështetësve ta hiqnin.
Minutat e fundit u zhvilluan pa ritëm. Bayerni e fitoi takimin me rezultatin 6 – 0, ndërsa rrezikon ndëshkim për këtë incident.
Tv Klan