Incident në ndeshjen Tirana –Kukësi
Një indicent ka ndodhur rreth orës 19:50 në përfundim të ndeshjes Tirana-Kukësi, të zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Sipas njoftimit të policisë në fushë kanë hyrë disa tifozë të Tiranës ku një pjesë e tyre janë shoqëruar nga shërbimet e policisë në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Gjatë hyrjes së tifozëve në fushë ka mbetur i dëmtuar lehtë një person të cilit i është dhënë ndihma mjekësore. Policia po punon për identifikimin dhe shoqërimin e personave të tjerë.
/tvklan.al