Incident në protestën e banorëve të Unazës së Re
Një grup banorësh të zonës së Unazës së Re kanë bllokuar edhe këtë të shtunë rrugën kryesore në shenjë proteste kundër projektit që prish banesat e tyre. Por protesta e së shtunës nisi me një incident, pasi bllokimi i rrugës me banderola ka shkaktuar pakënaqësi te drejtuesit e mjeteve për më shumë se 2 orë.
Njëri prej këtyre drejtuesve ka goditur pa shkak operatorin e televizionit Klan Plus, i cili ndodhej në detyrë për pasqyrimin e ngjarjes.
Siç shihet edhe nga pamjet, ky i ri kërkon largimin e protestuesve dhe të kamerave dhe më pas ka dhunuar operatorin duke e goditur në sy dhe duke i dëmtuar kamerën. Për këtë ngjarje Klan Plus ka bërë kallëzim në policinë e Tiranës për ushtrim dhunë për shkak të detyrës ndaj agresorit.
Tv Klan