Incident në qytetin e Cërrikut në mitingun e Sali Berishës (25 Shtator 2000)
Incident gjatë mitingut të kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha në qyetin e Cërrikut. Një person nga turma ka kundështuar Berishën ndërsa ai po akuzonte kryeministrin Meta për vjedhje dhe shpërdorim të pushtetit.
“Ali Babai i Kryeministrisë Shqiptare sepse ky është i biri i Ali Babasë, ju siguroj. Lexo dokumentat. Nëse ai të ka dhënë një 50 lekësh për provokim, nuk më bën përshtypje fare. Karagjoz.”
Personi në fjalë u shoqërua menjëherë nga policia. Si në mitingun e Cërrikut ashtu dhe në të Gramshit dhe Librazhdit, lideri demokrat ka deklaruar se pushtetarët e sotëm do të gjykohen para popullit në sheshin e mejdanit. Pushtetarët aktualë nënvizoi Berisha, janë kontrabandistë dhe kriminelë.
I kam ftuar kusarët në debat televiziv tha ai, por ata nuk dolën pasi kanë frikë nga e vërteta, kanë frikë nga dokumentat që do tu paraqes./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego