Incidente në kufi, sulmet serbe në Veri – (28 Prill 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Territoret shqiptare cënohen sërisht nga sulmet serbe. Sipas burimeve të OSBE-së forcat ushtarake serbe kanë goditur dje në mbrëmje fshatin Cahanaj. 8 predha artilerie rreth orës 23 të mbrëmjes së djeshme kanë tronditur fshatin dhe banorët e tij.
Një tjetër incident është rregjistruar rreth orës 1 të ditës së sotme. Shtatë predha prej të cilës 6 murtaja kanë goditur fshatin Blahanas në very të Krumës. Një nga predhat ka rënë shumë pranë një ndërtese por pa shkaktuar dëme në njerëz.
Sipas po të njëjtave burime të OSBE-së vëzhguesit ndërkombëtar kanë sugjeruar një lëvizje të të ardhurve nga Kosova nga komunat e veriut drejt jugut të shqipërisë. Kjo zonë cilësohet si tepër e ekspozuar nga provokimet e forcave serbe në kufirin mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë./tvklan.al
Gazetare – Eni Vasili