Incidentet në Kosovë – (23 Shtator 1999)


Incidentet në Kosovë – (23 Shtator 1999)

20:17 23/09/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Situatë e tensionuar në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të dhënave të KFOR-it ka patur 9 të vrarë dhe 10 të plagosur në të gjithë territorin e krahinës. Në afërsi të Prizrenit në kufirin me Shqipërinë kanë mbetur të vrarë si pasojë e shpërthimit të minave 5 ushtarë gjerman dhe tre të tjerë janë plagosur. Po nga minat ka gjetur vdekjen dhe një ushtar turk i forcës paqeruajtëse.

Ndërsa në Gjilan janë gjetur në një automjet dy serb të vrarë me armë zjarri dhe një shqiptar në Prishtinë. Në qytetin e Rahovecit vazhdon të mbahen të bllokuara forcat hyrëse për forcat ruse, pjesmarrëse në trupat e KFOR-it. Bisedimet e zhvilluara për çbllokimin e situatës nuk kanë dhënë ende një zgjidhje konkrete.

Ndërsa në të gjithë territorin e Kosovës janë gjetur dhe sekuestruar qindra armë. Ndërkohë në pikën kufitare të Morinës ka filluar kontrolli doganor dhe pagimi i taksave për mallrat me destinacion Kosovën. Sot në këtë pikë janë riatdhësuar 20 kosovarë të mbetur që nga fillimi i luftës. Burimet shqiptare kanë konfirmuar ardhjen e komandantit të KFOR Majkëll Xhekson./tvklan.al






Të ngjashme