Incidentet në Kosovë – (28 Korrik 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Më shumë se 100 qeveri janë mbledhur në Konferencën e Brukselit për të konfirmuar ndihmën e tyre në Kosovë. Çështja kryesore për Kosovën tani për tani është ndërtimi i 120 mijë shtëpive të cilat do të strehojnë gjysmë million kosovarë të kthyer tashmë në vatrat e tyre.
Ndërkohë sot është organizuar ceremonia e varrimit e 14 serbëve të vrarë të premten në afërsi të Lipjanit. Në ceremoni është konfirmuar që më parë prania e Bernard Kushner, përfaqësuesit të OKB-së për Kosovën, si dhe prania e KFOR-it si dhe institucioneve të tjera zyrtare në Kosovë. Edhe Këshilli i Sigurimit në OKB e ka dënuar vrasjen e 14 serbëve duke kërkuar hetime.
E ndërkaq gjykatësit e Hagës vazhdojnë të mbledhin dëshmi rreth krimeve të luftës në Kosovë. Sipas raportit të një organizate, forcat serbe kanë hedhur një granatë në një dhomë të mbushur me të paktën 47 fashatar kosovarë shqiptar të arrestuar përfshirë dhe 23 fëmijë, duke vrarë më pas me armë dhe ata që mbetën gjallë nga shpërthimi me përjashtim të gjashtë vetëve që arritën ti shpëtojnë kësaj masakre, që ka ndodhur në Prill.
Më tej në këtë raport thuhet se forcat serbe të sigurimit duke pretenduar se po merrnin një sulm kundër luftëtarëve shqiptar sulmuan një fshat aty pranë duke vrarë dhe 23 burra nga një familje e madhe shqiptare. Edhe 24 orët e fundit janë shënuar incidente në Kosovë, ku përmendet vrasja e 6 personave në Pejë dhe Vushtri./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori