Incidentet në kufirin verior të Shqipërisë (16 Prill 1999)
Një tjetër incident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 10 të mëngjesit në fshatrat Tropojë dhe Papajë në brendësi të kufirit shqiptar ku forcat ushtarake serbe kanë bombarduar Postën Kufitare të Zhergës në lindje të Kamenicës.
Pas disa orë luftimesh forcat e Policisë Ushtarake Shqiptare kanë detyruar serbët të tërhiqen.Ky lajm është konfirmuar fillimisht nga zëdhnësi i OSBE-së në Tiranë Andrea Anxheli dhe më pas nga Ministri i Informacionit Musa Ulqini.
Hedhja e predhave nga Ushtria Serbe ka vazhduar gjatë gjithë kësaj jave duke detyruar katër mijë banorë të këtyre zonave të lëvizin për në brendësi të vendit. Në zonat kufitare të Kukësit dhe Krumës janë parë dhe trakte të shkruara në serbisht të hedhura nga avionët e NATO-s në Kosovë ku ushtarëve serbë u bëhet thirrje për të dezertuar./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame