Incidenti fatal u merr jetën 4 studentëve, plagosen 14 të tjerë
Katër të rinj kanë humbur jetën ndërsa 14 të tjerë kanë mbetur të plagosur, pas shembjes së një ballkoni në perëndim të Francës.
Ata dyshohet se kanë rënë nga tre metra lartësi nga një banesë në qytetin Angers. Autoritetet vendase thanë se aksidenti ka ndodhur mbrëmë vonë, në një banesë të ndërtuar sëfundmi. Viktimat dhe të plagosurit besohet të kenë qenë të gjithë studentë. Një zëdhënës i spitalit tha se 10 të plagosur janë pranuar në spital, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë, ndërsa katër të tjerë janë trajtuar në një klinikë. Mediat në Francë shkruajnë se të rinjtë ishin të gjithë rreth moshës 20 vjeç dhe në momentin e incidentit fatal ata kanë qenë duke festuar me njëri-tjetrin./tvklan.al