Incidenti i rrëzimit të helikopterit (31 Korrik 1999)
Sot duket se specialistët e kriminalistikës kanë hedhur dritë mbi një pjesë të misterit që mbuloi rënien e helikopterit të Ministrisë së Brendshme në kodrat e Ndroqit, ku vdiq polici Fadil Adushi. Helikopteri prodhim francez në shërbim të Ministrisë së Rendit për më shumë se 15 vjet është përdorur në lëvizjet e krerëve të Ministrisë.
Aksidenti sipas specialistëve është shkaktuar nga mbingarkesa. Në bord ishin gjashtë vetë, dy pilotët dhe katër policët, ndërkohë që kapaciteti mbajtës është vetëm katër vetë. Gjithashtu helikopteri është ulur dhe ngritur tre katër herë duke e sforcuar shumë motorin e tij./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame