Incidenti në Kosovë, një shqiptar shtyp katër fëmijë serb – (27 Gusht 2000)


Incidenti në Kosovë, një shqiptar shtyp katër fëmijë serb – (27 Gusht 2000)

12:04 27/08/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Një tjetër incident tensionon marrëdhëniet serbo-shqiptare në Kosovë. Katër fëmijë serb kanë mbetur të vdekur, pasi një makinë i ka shtypur ata. Policia e OKB-së ndaloj një shqiptar, që sipas tyre ka qenë i dehur në momentin që ka ndodhur akti, ndërsa fëmija i pestë serb ka mbetur i plagosur në një fshat 15 km në jug të Prishtinës.

Menjëherë pas kësaj ngjarje popullsia serbe e zonës është ngritur në protesta, por pa konfrontime me policinë e OKB-së. Incidenti më i fundit i ndodhur sot, ka tensionuar dhe më tej marrëdhëniet e acaruara serbo-shqiptare në Kosovë./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme