Incidenti në “Selman Stermasi”, policia shoqëron 12 tifozë
12 persona shoqëroi Policia e Tiranës për shkak të pushtimit të fushës në ndeshjes Tirana – Kukësi. Për të gjithë njoftohet se ka nisur procedim penal për veprën “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”. Uniformat blu të kryeqytetit thonë se po analizojnë edhe pamje filmike për identifikimin, e personave të tjerë të përfshirë në këtë shfaqe aspak sportive në stadiumin “Selman Stërmasi” në përfundim të ndeshjes.
Masa janë marrë edhe ndaj policisë private të kontraktuar për të ruajtur sigurinë në ambientet e brendshme të stadiumit. Gjithashtu nën procedim administrativ është edhe klubi kryeqytetas.
Veç kësaj në procedim penal për mospërmbushje të detyrimeve për garantimin e sigurisë janë edhe drejtuesit e klubit bardheblu derbin e fundit me Partizanin. Në mbrëmjen e së martës, ultrasit bardheblu nuk u pajtuan me barazimin pa gola me Kukësin duke pushtuar fushën e “Selman Stërmasit” dhe duke iu kërkuar futbollistëve të Tiranës të hiqnin fanelat e tyre pasi sipas tifogrupit lojtarët nuk ishin të denjë për to.
Në ndeshjen që hapi javën e 12 të Superligës Kukësi e kishte mundësinë e artë për të shënuar por Reginaldo nuk u tregua i saktë nga pika e 11-metërshit.
Tv Klan