Incidentin me Vasilin e dënon edhe Partia Demokratike


Incidentin me Vasilin e dënon edhe Partia Demokratike

16:07 05/03/2014 palokaaaIncidenti i një dite me parë, ku nënkryetari i grupit të levizjes socialiste për integrim Petrit Vasili u qëllua me vezë përpara derës së Presidencës është dënuar edhe nga partia demokratike. Reagimi për këtë akt erdhi nga kryetari grupit parlamentar Edi Paloka.

Vasili u qëllua nga nje person teksa prononcohej për mediat menjëherë pas takimit të zhvilluar me Presidentin e Republikes. Vete kreu i shtetit reagoi menjëherë pas këtij incidenti, duke e dënuar atë dhe duke u kërkuar autoriteteve që ta zbardhin sa më shpejt këtë akt të shëmtuar.

 





Të ngjashme