Indeksi i ri i krimit: Vjedhja, dy herë më e rëndë se rrëmbimi i fëmijëve
Një indeks i ri i diskutueshëm i krimit, rendit vjedhjet si dy herë më të rënda se rrëmbimi i fëmijëve dhe vjedhjen e biçikletës më të rëndë se sa posedimi i drogës.
Eksperimenti i indeksit të ri për dëmtimin e krimit ka treguar se krimet e mëdha janë rritur dy vitet e fundit, pavarësisht pretendimeve të zyrtarëve se vendi po bëhet gjithnjë e më i sigurtë.
Por sistemi i tij i debatueshëm i vlerësimit thuhet se ka ndikuar në atë se si oficerët i fokusojnë prioritetet e tyre.
Bazuar në renditjet e burgut të dorëzuara nga një gjyqtar, shantazhi shihet lehtësisht më serioz se abuzimi me fëmijë.
Grabitja konsiderohet të jetë dy herë më e keqe se rrëmbimi i fëmijëve, pasi hajdutët mund të marrin dënim të përjetshëm, ndërsa maksimalja për rrëmbimin e fëmijëve është vetëm 7 vjet.
Ekspertët tashmë kanë frikë se sistemi mund të tundojë policët të devijojnë nga rastet ose madje të ndalojnë së investiguari krimet e mëdha.
Aktualisht, Zyra e Statistikave Kombëtare publikon dy grupe të statistikave të krimit, një bazuar në të gjitha veprat penale të regjistruara nga policia në Angli dhe Uells dhe një tjetër në bazë të studimit të viktimave.
Shifrat e fundit të publikuara në Korrik treguan 4.5 milion vepra që janë regjistruar nga policia në Mars të vitit 2016 , një rritje vjetore prej tetë për qind./tvklan.al