12:49 28/12/2013Të paktën 23 pasegjerë humbën jetën në Indi pasi treni me të cilin ata udhëtonin u përfshi nga flakët. Treni po udhëtonte drejt qytetit të Bangalores, kur një prej vagonave mori flakë. Autoritetet thanë se shumica e viktimave humbën jetën nga asfiksimi. Ndërsa shkaqet e zjarrit janë të paqarta.