Indi, ndëshkime speciale për shkelësit e karantinës
Kryeministri urdhëroi ndalimin e qarkullimit për 21 ditë
Policia indiane ka pasur një reagim ekstrem ndaj shkelësve të karantinës. Forcat e rendit detyrojnë qytetarët që kapin në rrugë, të bëjnë disa ulje-ngritje në formë ndëshkimi.
Kryeministri Narendra Modi ka vendosur një afat kufizimi lëvizjeje për 21 ditë në gjithë vendin.
Qytetarët lejohet të shkojnë nëpër tregje në orare të kufizuara gjatë ditës për të bërë blerjet, në mënyrë që të shmangin sa më shumë daljet jashtë banesave.
Qeveria po ashtu po shpërndan ushqim falas për të varfrit dhe për personat të cilëve u është pezulluar paga për shkak të bllokimit të aktiviteteve.
Tv Klan