India aprovon vaksinën e AstraZeneca


India aprovon vaksinën e AstraZeneca

11:56 02/01/2021

India ka aprovuar vaksinën anti-covid të krijuar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit. Ministri Prakash Javadekar u tha gazetarëve se vaksina ishte aprovuar për përdorim në popullatë ditën e premte.

Vaksina e AstraZeneca është e para që miratohet për përdorim urgjent në Indi, që ka dhe numrin më të lartë të infeksioneve pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ministri Javadekar tha se të paktën 3 vaksina të tjera po shqyrtohen për t’u miratuar për përdorim.

India mund të jetë i vetmi vend ku të paktën 4 vaksina po bëhen gati për përdorim. Njëra prej tyre u miratua dje për përdorim emergjent”, tha ai.

Në Indi ka më shumë se 10 milionë të infektuar me Covid-19, megjithëse shkalla e infeksionit ka rënë ndjeshëm pasi arriti pikun në mes të muajit Shtator.

India parashikon që të vaksinojë 300 milionë banorë nga 1.35 miliardë qytetarët e saj në harkun kohor të 6 deri në 8 muajve. /tvklan.al






Të ngjashme