Industria dhe shërbimet presin rritje
Situata financiare dhe pritshmëritë për gjendjen ekonomike të biznesit gjatë 3 muajve të parë të vitit kanë shënuar një rritje në nivelin 3.8%. Sipas Treguesit të Ndjesisë Ekonomike të publikuar nga Banka e Shqipërisë, ky përmirësim i besimit në ekonomi është udhëhequr nga Sektori i Industrisë dhe Shërbimeve, ndërsa besimi i konsumatorit dhe dega e ndërtimit presin një përkeqësim të situatës së tyre.
Treguesi i besimit në degën e tregtisë është rritur sa i takon normës së shfrytëzimit të kapaciteteve dhe ecurisë që ka patur gjatë kësaj periudhe, por ka pësuar rënie në pritshmëirnë e rritjes së çmimeve me -3 pikë përqindje dhe në kahun e parashikimeve të situatës ekonomike për muajt në vazhdim.
Sektori i ndërtimit raporton një situatë financiare të përkeqësuar, ku shkaku kryesor është rënia e porosive të kontratave me -50.3 pikë përqindjeje.
Konsumatorët janë shprehur pesimistë për të bërë blerje të mëdha, kjo normë e treguesit ka vijuar të qëndrojë poshtë, në balancën -56.8 pikë përqindje. Në rënie me një tremujor më parë qëndron edhe treguesi i situatës së përgjithshme ekonomike, ndërsa gjendja financiare e pritur e familjes nuk ka ndryshuar, por mbetet mbi mesataren.
Tv Klan