Industria e përpunimit të qumështit kërkon uljen e taksave – (24 Nëntor 2000)


Industria e përpunimit të qumështit kërkon uljen e taksave – (24 Nëntor 2000)

15:10 24/11/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Në vendin tonë industria e përpunimit të qumështit, po zhvillohet me ritme më të ngadalta se industritë e tjera. Shkak për këtë janë mungesa e investimeve në këtë sektorë. Në rang republike sot numërohen pesë fabrika të përpunimit të qumështit dhe një sërë punishtesh. Një faktor frenues për këtë industri është edhe taksa e lartë që paguajnë tregtarët tanë për importin e makinerive dhe pajisjeve të përpunimit të qumështit. Kjo taksë aktualisht është 5%. Zonja Irma Konomi, drejtoreshë ekzekutive e shoqatës kombëtare të bizneseve të bulmetit thotë:

Irma Konomi:- “Shoqata Dena është duke bërë negocime me Ministrinë e Bujqësisë, për uljen e taksave doganore të pajisjeve të qumështit që importohen. Deri tani taksa e këtyre pajisjeve është 5% dhe mendohet që të kalojë në 2%, me gjithë propozimin tonë që është bërë për 0%. Ulja e kësaj takse do të ndihmojë në futjen e pajisjeve të reja, në futjen e teknologjive të reja në industrinë e qumështit”.

Deri tani në këtë sektor janë investuar 679 mijë dollarë. Aktualisht nuk mund të themi, që në vendin tonë mbisundon teknologjia bashkëkohore në përpunimin e qumështit. Ulja e taksës së makinerive të importuara me siguri do të nxisë modernizimin e këtij sektori./tvklan.al






Të ngjashme