Industria fasone kundër paketës fiskale
Industria fasone është një prej sektorëve që preket më shumë nga rritja e tatim-fitimit për biznesin e madh. Perfaqësues të kësaj industrie thonë se shtimi i barrës fiskale do ta bejë Shqipërinë më pak konkuruese krahasuar me vendet e rajonit.
Prodhuesit e veshjeve i kërkojnë qeverisë të rishikojë paketën fiskale dhe të bëjë 0 tatim-fitimin për këtë industri.
Nëse këto kërkesa meren parasysh nga qeveria, përfaqësuesit e industrisë fasone thonë se vetëm vitin e parë parashikohet të rritet numri i të punësuarve me 8 deri ne 10 mijë persona.